Agnelli për Cristiano Ronaldon: Nder ta kishe në ekip, por Juventusi është para kujtdo

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, në fjalën e tij në mbledhjen Këshillit të Administrimit, ka folur edhe për Cristiano Ronaldo-n, të cilin nuk nguroi ta thumbonte nga distanca.

Ai u shpreh se ishte nder dhe kënaqësi të punoje me Ronaldon, por që Juventus është para kujtdo që ka luajtur për ta.

“Kemi pasur fatin dhe kënaqësinë të kemi në skuadrën tonë për tre sezone një si Cristiano Ronaldo, që është futbollisti më i mirë në botë. E falënderoj për kënaqësinë që na ka dhënë, por më vjen keq që në një vit e gjysmë nuk patëm publikun në shkallët e stadiumit. Megjithatë është fanella e Juventusit që kërkon përgjegjësi, jo shokët e skuadrës apo puna. Ky klub është më i madh se të gjithë futbollistët që kanë pasur fatin të luajnë për të që nga 1987-a. Juventusi është para kujtdo”, deklaroi Agnelli.