Wanda Nara i jep fund konfliktit me Maxi Lopez!

Javë të ngarkuara për gruan dhe agjenten e Mauro Icardit, Wanda Nara! Modelja e famshme pasi u përplas dhe më pas u pajtua me sulmuesin e Paris Saint-Germain-it, i dha fund edhe mosmarrëveshjeve ligjore me ish-bashkëshortin e saj, Maxi Lopez!

“TyC Sports” ka publikuar deklaratën për shtyp të avokates së Wanda Nara-s, Ana Rosenfeld, ku bëhet e ditur se më në fund ishte arritur marrëveshja me ish-lojtarin e Barcelonës për t'i dhënë fund gjyqeve në vazhdim.

Gjithashtu, Maxi Lopez do të vazhdojë të paguajë një pension për tre fëmijët e tij (të cilët i ka me Wanda) deri në moshën 21 vjeçare.

Më në fund, ish-çifti kanë arritur të ndajnë edhe pallatet e shumta që zotërojnë në Argjentinë. Me pak fjalë, një lehtësim i madh për Wanda Narën, e cila brenda pak ditësh arriti të pajtohej me dy burrat kryesorë të jetës së saj.