Një nga mozaikët më të mëdhenj në botë u zbulua në Jeriko në Bregun Perëndimor

Autoriteti Palestinez ekspozoi një nga mozaikët më të mëdhenj të dyshemesë në botë në qytetin e Jerikos në Bregun Perëndimor, pas një restaurimi që zgjati për vite me radhë.

Ashtu si një qilim, një mozaik i madh mbulon 836 metra katrorë në Pallatin Hisham, një kështjellë islamike nga epoka Umajad në shekullin e tetë.

Mozaiku tregon një luan që sulmon një dre, që simbolizon luftën dhe dy gazela, një simbol i paqes, dhe dizajne me lule dhe gjeometrike.

Pallati Hisham u harrua për vite me radhë, derisa u rizbulua në shekullin e 19-të dhe u eksplorua në vitet 1930, kur u zbulua një mozaik nën pluhur.

Ndërtesa, megjithatë, mbeti e lënë pas dore deri pesë vjet më parë, kur u mbyll për vizitorët dhe filloi një restaurim i financuar nga Japonia prej 12 milionë dollarësh.

"Ka mbi pesë milionë copë gurë nga Palestina në mozaik në një ngjyrë natyrale dhe karakteristike," tha Salah Tawafsha, nënsekretar në Ministrinë Palestineze të Turizmit dhe Antikiteteve.

Ai shprehu shpresën se pallati pranë Detit të Vdekur, i cili mbulon një sipërfaqe prej 60 hektarësh ku ndodhen banjat dhe pronat bujqësore, do të tërheqë turistë në Jeriko, raportojnë mediat izraelite.

Dinastia Umajad zgjati nga 660 deri në 750.