Koeman u shkarkua nga Barça: të gjitha statistikat e teknikut holandez në stolin e blaugranëve

67 ndeshje - 40 fitore, 11 barazime dhe 16 humbje, 141 gola të shënuar dhe 77 të pësuar: këto janë statistikat e Ronald Koeman gjatë 14 muajve në drejtimin e Barcelonës.

Trajneri holandez, i cili mbërriti në Katalonjë më 19 gusht 2020, shtoi vetëm një Kupë Mbreti në palmaresin e tij, duke parë kampionatin e fundit dhe Superkupën e Spanjës kundër Athletic-it, që t’i iknin nga duart në minutat e fundit. Zhgënjimet më të mëdha, megjithatë, erdhën këtë sezon, me humbjet e rënda në Champions League kundër Bayern (0-3) dhe Benfica (3-0) dhe vetë 5 fitore të arritura në 13 ndeshje të sezonit.

Këta janë të gjithë statistikat e Koeman:

La Liga

48 ndeshje, 28 fitore, 10 barazime dhe 10 humbje me 100 gola të shënuar dhe 49 të pësuar

Kupa e Mbretit

6 ndeshje, 5 fitore dhe 1 humbje, me 16 gola të shënuar dhe 6 të pësuar

Superkupa e Spanjës

2 ndeshje, 1 fitore dhe 1 humbje, me 3 gola të shënuar dhe 4 të pësuar

Liga e Kampioneve

11 ndeshje, 6 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje, me 19 gola të shënuar dhe 16 të pësuar