", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/October/28/auto_luanavjollca_236146373_358145242444451_8989497405537094018_n-e16304847529331635418956.jpg", "width": 900, "height": 472 } }

Vizita e Luana Vjollcës në Itali e paska një arsye!

Pas 15 vitesh, Luana Vjollca zgjodhi të largohet nga “Top Channel”, ndërkohë që tregoi se po punonte për të sjellë projekte të reja.

Mesa duket ata do të vijnë më shpejt nga ç’e mendonim pasi moderatorja ka treguar se ka gati projektin “Thuaje”.

Luana ka preferuar që të mos japë detaje për çfarë bëhet fjalë, por e ka cilësuar atë si një projekt zemre.

Ditët e fundit, ajo na ka “qerasur” herë pas here me pamje nga vizita e saj në Itali. E teksa të gjithë ishim të mendimit se bëhet fjalë për pushime, mesa duket nuk është kështu, pasi ajo është atje për promovimin e një koleksioni të ri të një marke prestigjioze.

Kujtojmë se muaj më parë, Luana tregoi se është bërë imazh i brandit të mirënjohur botëror “Collini Milano 1937” në Itali.

Kjo markë ndërkombëtare mund të quhet ndryshe shtëpia “fashion” e luksit në Itali dhe këtë herë kanë bashkuar forcat me showgirl-in shqiptar Luana Vjollca.

Së fundmi, moderatorja ka publikuar në rrjete sociale një video ku shfaqet nga prapaskenat e setit fotografik.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)