Basha për Ramën: E di ti çfarë të gjen kur kafshoj unë

Kanë vazhduar replikat në sallën e parlamentit mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Kreu i PD-së Lulzim Basha mori në mbrojtje deputetin Ferdinad Xhaferraj pas debateve që ky i fundit shkëmbeu me Edi Ramën.

Duke folur në seancë, Basha i tha Ramës se ‘ti e di mirë se çfarë të gjen kur të kafshoj unë.

‘Ky që ka takuar më shumë sheikë dhe investitorë strategjikë se sa qytetarë këto katër muajt e fundit dhe e ka hallin se më dhemb mua dhëmbi, mua s’më dhemb asnjë dhemb, i kam dhëmbët e mi ta dish dhe gjenetikisht i kam goxha të fuqishëm dhe kujdesem për to.

Kështu që mos qaj hallin e dhëmbëve të mi se njëherë që të kafshuan u zhduke 3 javë nuk i the as partisë ku shkove, një herë që të kafshuan tre javë u zhduke fare vetëm ti e unë e dimë ku shkove, po bankomati i partisë të dhemb më shumë’, tha gjatë fjalës së tij Lulzim Basha.