Mbappe dhe Messi nuk stërviten me PSG-në, në dyshim për ndeshjen me Lille

Kylian Mbappe dhe Lionel Messi nuk morën pjesë në stërvitjen e Paris Saint-Germain mëngjesin e kësaj të enjte, raporton Le Parisien. Sulmuesi francez vuan nga një infeksion, ndërsa arsyeja e mungesës së argjentinasit  nuk dihet ende.

PSG pret Lille këtë të premte në kuadër të javës së dymbëdhjetë të Ligue 1. Parisienëve u duhet të bëjnë pa të pezulluarin Achraf Hakimi si dhe Marco Verrattin, Sergio Ramos dhe Leandro Paredes, të cilët janë të dëmtuar.