Barcelona largoi Koeman, arrin marrëveshjen me Xavi Hernandez

Ronald Koeman nuk është më trajner i Barcelonës. Informacioni u komunikua brenda natës , menjëherë pas humbjes së katalanasve në fushën e Rayo Vallecano (1-0) . Shumë shpejt, një emër u shfaq si favoriti i madh për të marrë drejtimin, Xavi , aktualisht trajner i klubit të Al Sadd në Katar. Sipas “Sport”, ish-mesfushori ka arritur  një marrëveshje për t'u rikthyer në klub dhe për të marrë drejtimin e ekipit të parë.

Mediat nuk flasin për detajet e kontratës së trajnerit 41-vjeçar por japin disa informacione shtesë. Përtej marrëveshjes së arritur me Xavi-n, Barça duhet të kompensojë klubin nga Katari me një shumë prej një milion eurosh. Fituesi i kampionatit të fundit, teknikut zgjati kontratën majin e kaluar edhe për dy sezone të tjera, deri në vitin 2023 .