Tallje dhe përplasje për 80 milionë maskat në Japoni që mbetën pa përdorur

Mbajtja e maskave mund të jetë pothuajse e kudondodhur në Japoni, por qeveria është vënë nën kritika pasi u zbulua se më shumë se 80 milionë maska fytyre që ajo bleu në fillimin e pandemisë së koronavirusit janë ende në ruajtje, me një kosto të madhe për taksapaguesit.

Qeveria siguroi 260 milionë maska cope që lahen në fillim të vitit të kaluar për t'i shpërndarë në çdo familje në Japoni pasi ankthi i publikut për virusin zbrazi farmacitë me maska mjekësore.

Qeveria planifikoi të dërgonte 120 milionë maska fytyre – që u përqeshën si “Abenomasks” sipas kryeministrit të atëhershëm, Shinzō Abe – për familjet dhe 140 milionë të tjera shtesë për institucionet e përkujdesit për fëmijët dhe azilet.

Sidoqoftë, gazeta e biznesit Nikkei raportoi këtë javë se 82 milionë maska ​​​​të destinuara për shtëpitë e përkujdesit nuk ishin dërguar askund që nga marsi i këtij viti. Në vend të kësaj, artikujt me vlerë 11.5 miliardë ¥  ose 74 milionë euro - mbeten në ruajtje.

Kësisoj , “Abenomasks” -  një emërtim mbi politikë ekonomike e liderit të atëhershëm japonez, "Abenomics" – u tall me shpejtësi në mediat sociale. Shumë njerëz thanë se ishin shumë të vogla, ndërsa të tjerë u ankuan se u ishin dërguar maska ​me difekt ose pis. Disa thanë se e kishin marrë me vonesë ose s’e kishin marrë fare. Kishte pikëpyetje, gjithashtu, mbi vendimin për të dërguar vetëm dy maska ​​​​për secilën familje.