Watzke: Man Utd bëri ofertë më të mirë për Haaland, por Raiola e dinte se ai ishte ‘më mirë’ në Dortmund
Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, ka folur për nënshkrimin e Erling Haaland nga Red Bull Salzburg, dhe se si ata arritën të mposhtin Manchester Unitedin në garën për nënshkrimin e tij.
Haaland iu bashkua skuadrës gjermane nga skuadra austriake RB Salzburg për 17 milionë funte në janar të vitit 2020 duke fituar garën ndaj Djajve të Kuq.
Megjithatë, drejtuesi i Dortmundit, Watzke ka pranuar se oferta e skuadrës së tij për yllin norvegjez nuk ishte “më e mira”.
Ai ka zbuluar se anglezët e Unitedit bën ofertë më të mirë për sensacionin norvegjez, por agjenti i tij zgjodhi Dortmundin.
“Oferta nga Manchester United ishte më e mirë. Megjithatë Mino Raiola e kuptoi se Erling është më mirë me ne”, ka thënë fillimisht Watzke për Sport1.
“Njerëzit vërejnë se njerëzit e talentuar bëjnë një përparim me ne më shpejt”.
“Ky është një argument i fortë për lojtarët, prindërit e lojtarëve dhe këshilltarët”.
“Ne nuk kemi asnjë pengesë për t’i lënë 17-vjeçarët të luajnë”, përfundoi drejtori i Dortmundit.