Barcelona prezanton sot trajnerin e ri?

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta shkarkoi trajnerin Ronald Koeman pas humbjes ndaj Rayo Vallecano-s ditë e djeshme.

Drejtimin e skuadrës blaugrane pritet ta marrë, Xavi Hernandez, ish-numri 6 i klubit katalanas, aktualisht trajner i Al-Sadd në Katar.

Sipas të përditshmes Sport, plani i drejtuesve të Barcelonës është që të emërojnë trajnerin e ri të klubit këtë të enjte, madje para stërvitjes së planifikuar për pasditene  sotme. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se trajneri i ri do të marrë frenat e skuadrës për ndeshjen ndaj Alaves të planifikuar për këtë të shtunë në “Camp Nou”.