'I nderuar zoti Ahmetaj?!!'/ Edi Paloka ironizon Ferdinand Xhaferajn

Deputeti Edi Paloka ka reaguar ashpër ndaj kolegut të tij në PD, Ferdinand Xhaferaj, për shkak se ky i fundit i është drejtuar Arben Ahmetajt me fjalët ‘i nderuar’.

Pasi ka dëgjuar këtë fjalë që u përdorën në Kuvend, Paloka ka shkruar në rrjetet sociale:

'Deputeti i PD i drejtohet Ahmetajt në interpelance me fjalet: “I NDERUAR z. Ahmetaj…”?!!!!!

Gjatë seancës së sotme në Kuvend po diskutohet në lidhje me ecurinë e rindërtimit në qytetin e Durrësit, ku Xhaferaj ka thërritur në interpelancë Ahmetajn.

Paloka dhe Xhaferaj janë të dy deputetë të qarkut të Durrësit.