Vllaznia në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi

Sporti shkodran humbet edhe një tjetër përfaqësues të denjë. Nikoll Gjergji, ish- sportist i Vllaznisë , është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare. Ai kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë, të cilës i është dorëzuar mëngjesin e sotëm.

Lajmin e trishtë e kanë dhënë në klubi i Vllaznisë përmes një postimi në faqen zyrtare, ku i shpreh ngushëllimet familjes Gjergji për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Karriera e tij ka qenë jo shumë e gjatë, por brenda ka patur shumë mbresa dhe kujtime. Nikoll Gjergji ka qenë një polisportist. E ka nisur me futbollin, ka vazhduar me volejbollin dhe atletikën, për t’u sistemuar përfundimisht tek futbolli.

Postimi i Klubi të Vllaznisë:

NGUSHËLLIM

Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare një nga emrat e shquar të Klubit të Futbollit Vllaznia ne vitet '60, Nikoll Gjergji.

Klubi i Futbollit Vllaznia i shpreh ngushëllimet e tij familjes Gjergji për humbjen e njeriut të tyre të dashur por njëkohësisht kjo është një humbje e madhe edhe për klubin tonë.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!