VIDEO/ Me një grusht e hedh në tokë, më pas e tërheq zvarrë….shikoni çfarë filmuan kamerat

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një punonjës i sigurisë së një qendre tregtare në Angli godet me grusht një djalë të ri me ngjyrë.

Mjafton një grusht dhe djali i veshur me të bardha përfundon në tokë pa ndjenja.

Punonjësi i sigurisë e merr dhe e nxjerr jashtë dhe më pas një tjetër i jep dhe telefonin.

Nga pamjet duket se ai ende nuk e ka marrë veten.

Incidenti ndodhi në qytezën Shoesburyness në afërsi të Essexit. Zëdhënësi i policisë është shprehur se po hetohet ngjarja.