Shokon dëshmia ndaj Maradonës: Ai u kurua keq dhe vajzat e harruan

Më 25 nëntor do të mbushet 1 vit nga vdekja e legjendës së futbollit, Maradonës.

Në prag të përvjetori të parë të ndarjes nga jeta të legjendës Diego Armando Maradona, opinioni i avokatit të tij Matias Morla ka dhënë një dëshmi, e cila tronditi opinionin publik.

Ish-avokati i “Pibe de Oro” pretendon se pas operacionit në kokë “kurat mjekësore ishin shumë të këqija dhe ato i shkaktuan vdekjen”.

Sipas Morla-s, në këtë tragjedi ndikoi edhe “sjellja sipërfaqësore e vajzave të tij, Dalma dhe Giannina, të cilat autorizuan transferimin e legjendës në një vilë të papërshtatshme, në vend që ta linin në klinikën mjekësore”.

Deklaratat janë dhënë gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët që po hetojnë shkaqet e vdekjes së Maradonës, të cilin ish-avokati e takoi për herë të fundit më 16 nëntor 2020, vetëm 9 ditë përpara ndarjes së tij nga jeta.

Kujtojmë se në fillim të muajit Mavys Alvarez, ish e dashura e “Pibe de Oro”, të cilën e njohur gjatë viteve që jetonte në Havana, ku shkoi për të trajtuar varësinë nga droga.

Vajza, asokohe adoleshente dhe tani grua 41 vjeçare, foli për herë të parë në televizion:

“Unë isha thjesht një vajzë e pafajshme, nuk kisha keqdashje. Ai ishte një i huaj, një njeri i pasur dhe me famë. Më kishte vënë re, nuk mund t’i thosha jo. M’u duk privilegj asokohe të isha e dashura e tij”.

Më tej, gruaja kubaneze zbuloi prapaskena, që nuk e nderojnë shumë ish-yllin e futbollit:

“Diego më mësoi të pija kokainë kur isha 16 vjeçe. Në fillim më tha që, nëse e prekja atë që përdorte vetë, do të më vriste, por pas një kohe nuk i pëlqente ta pinte më i vetëm. Pastaj këmbënguli shumë, derisa nisa ta konsumoj dhe unë të bardhën”.