Mungesë e madhe për Italinë, Verrati humbet sfidën deçizive me Zvicrën

Më i rëndë nga sa parashikohej dëmtimi i pësuar në klasiken e futbollit francez mes Marseille dhe PSG për Marco Verratin, i cili do të mungojë për 4 javë.

Mesfushori humbet disa sfida të rëndësishme me skuadrën e Pochettinos, por edhe grumbullimin e radhës me Italinë.

Trajneri Roberto Mancini nuk do të ketë në dispozicion për ndeshjen ndaj Zvicrës, që do të vlejë kualifikimin direkt në “Katar 2022”, një nga liderët e mesfushës së skuadrës së tij.

Një mungesë e madhe kjo e Verratit për PSG dhe për Italinë.