Ancelotti i jep kurajo Koemanit: Është një punë e vështirë, duhet të vazhdosh

Carlo Ancelotti dhe Ronald Koeman treguan përzemërsi dhe solidaritet të vërtetë si para ashtu edhe pas El Clasicos të së dielës.

Trajneri i Barcelonës dhe Real Madridit janë parë duke shkëmbyer fjalë pas fishkëllimës finale dhe ishte e qartë se italiani kishte treguar mbështetje për Koeman i cili po kalon një kohë të vështirë në Camp Nou këtë sezon për shkak të performancave të dobëta katalanasve.

“Është një punë e vështirë, duhet të vazhdosh”, i tha ai holandezit, duke treguar ndjeshmëri të vërtetë.

Koeman ndërkohë iu përgjigj me një buzëqeshje.