VIDEO/ Derbi përfundon mes polemikave, te Partizani ndihen të vjedhur

Derbi i kryeqyteti është mbyllur mes polemikash, pasi klubi i Partizanit akuzon gjyqtarin Eldorjan Hamiti se ka drejtuar në mënyrë të njëanshme këtë duel. Protestat e mëdha të të kuqve nuk janë për penalltinë sa për një episod që ndodh pak minuta para saj.

Në një moment larg aksionit, Najdovski godet Saliou Sambene dhe ky i fundit rrëzohet në tokë. Pikërisht kjo ishte pamja e parë të cilën Hamiti shqyrtoi në ekranin e VAR.

Ai qëndroi për rreth dy minuta para ekranit, por në fund vendosi që të mos merrte asnjë masë ndëshkimore ndaj futbollistit të Tiranës për atë gjest, duke e cilësuar një episod që nuk meritonte ndëshkim. Sipas Partizanit, i kuqi në këtë episod ishte i padiskutueshëm dhe në atë moment bardheblutë duhej të mbeteshin me një lojtar më pak, me ndeshjen që sipas tyre do të kishte marrë një rrjedhë tjetër.