‘Hyrrem’, aktorja e adhuruar turke shfaqet ‘nudo’ nga vaska

Meryem Uzerli është nga aktoret më të njohura në kinematografinë turke.

Aktorja u bë e njohur edhe për publikun shqiptar dhe shumë e dashur me rolin e saj si ‘’Hyrremi’’ në serialin ‘’Sulejmani i madhërishëm’’.

 

Meryem, e cila ndiqet nga afro 7 milionë ndjekës në rrjetet sociale qëndron mjaft aktive duke u servuar pamje të ndryshme fansave të saj.

Me të fundit ka habitur shumë pasi u shfaq komplet nudo nga vaska duke treguar se momentalisht ndodhet në Gjermani.

Pjesët intime i kishte mbuluar me këmbët dhe duart e saj ndërsa nën sy kishte vendosur maska qetësuese.

Nuk është hera e parë që aktorja publikon imazhe të nxehta, por kësaj radhe ajo u shfaq tejet provokuese.