Përmbytje në Itali/ Shiu dhe era e fortë shkaktojnë viktimën e parë

Situata tragjike në Itali vijon me shiun e dendur dhe erat e forta të cilat vazhdojnë të shkaktojnë përmbytje dhe dalje të lumenjve nga shtrati në jug të Italisë, kryesisht në rajonin e Kalabrisë dhe Siçili.

Nga raportimet e mediave, këtë të hënë, në qytetin e Skordias, në lindje të ishullit, u gjet trupi i pajetë i një personi.

Viktima ishte zhdukur që prej ditës së djeshme bashkë me bashkëshorten e tij, trupi i të cilës po kërkohet ende nga skuadrat e shpëtimit.

Meteorologët parashikojnë që erërat e forta dhe shirat e dendura të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.