Barcelona zyrtarizon trofeun ‘Maradona’, luan kundër Boca Juniors

Këtë vit do të zhvillohet për herë të parë edicioni për trofeun “Maradona”.

Ky event do të mbahet në Arabinë Saudite, në 14-të dhjetor, ditë që përkon me përvjetorin e vdekjes së legjendës së futbollit.

Lajmi u bë publik nga Barcelona në faqen zyrtare. Do të luhet vetëm një ndeshje midis katalanasve dhe skuadrës së Boca Juniors. 

Maradona ka qenë pjesë e rëndësishme e të dyja skuadrave dhe largimi i tij nga jeta ende dhemb në zemrat e tifozëve.

Diego Armando Maradona vdiq në moshën 60-vjeçare pas një arresti kardiak. 

Argjentinasi njihet si një ndër futbollistët më të mirë të historisë, i cili magjepsi të gjithë botën me talentin dhe karakterin e tij unik.