Me pushime në vendin luksoz, Enca ‘thyen’ rrjetin me pozat me bikini

Disa ditë më parë, Enca Haxhia udhëtoi drejt destinacionit luksoz, Dubai, për të festuar 26-vjetorin e lindjes. Këngëtarja e dashur për publikun gjithashtu ka qëndruar atje për t’u relaksuar.

Enca ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale gjatë kësaj periudhe dhe nuk ka ngurruar që të ndajë me ndjekësit e saj foto me bikini.

 

Së fundmi, artistja ka publikuar dy poza ku shfaqet me rroba banje ngjyrë blu, ku nuk e ka problem që të ekspozojë format bombastike trupore.

Momentalisht, Enca nuk është aktive me koncerte apo prodhime muzikore, megjithatë ka vëmendjen e mbi 2 milionë fansave në “Instagram”, që e ndjekin dhe e komentojnë në postimet që bën.