Vajza e bashkëshortit të saj feston ditëlindjen/ Zaimina Vasjari bën këtë veprim

Këngëtarja Zaimina Vasjari dhe tashmë biznesmene, është nënë e një vajze 3 vjeçare, Khloe, e cila ka edhe 2 motra nga i ati.

Zaimina prej kohësh e ka bërë publike marrëdhënien e shëndetshme që gëzon me vajzat e bashkëshortit të saj, teksa herë pas here ndan edhe foto e video në “Instagram” ku duhet mbi të gjitha edhe mjaft e përkushtuar.

Sot, vajza e madhe e Klodit, Jennifer feston ditëlindjen dhe urimi i Zaiminës nuk mungoi.

Ajo publikoi një foto të vajzës së saj Khloe me Jennifer gjatë pushimeve të kësaj vere që i kaluan bashkë dhe e uron në emër të vogëlushes:

“Gëzuar ditëlindjen, gëzuar motrës time të madhe”.

Jennifer e ka shpërndarë urimin dhe gjithashtu ka shprehur dashurinë për motrën e vogël.