Ardi Daullxhiu: Edhe unë jam VIP, dua të futem tek ‘Big Brother’

Ardi Daullxhiu, një personazh i njohur i ekranit dhe rrjeteve sociale, për shkak të historisë së tij, ka qenë i ftuar në “Expuls”, në “RTV Ora”.

Moderatori Ronald Sharka, i tha të ftuarit që të futet tek “Përputhen” që t’i rriten ndjekësit, e më pas si pasojë të bëjë reklama në “Instagram” dhe të fitojë lekë.

Ai jo vetëm që shprehu dëshirën për të qenë pjesë e “Përputhen”, por shtoi se kërkon që të futet në “Big Brother Albania VIP”, pasi sipas tij ai është VIP.

“Mua më pëlqen të shkoj në ‘Përputhen’, por nuk kam ndonjë numër telefoni, kam qejf të shkoj te ‘Big Brother VIP’, unë tani personazh ‘Vip’ quhem”, tha Daullxhiu.