Hermes Nikaj pranon ndërhyrjet estetike: I bukur kam qenë gjithmonë, por...

Shumë personazhe të famshëm kanë vendosur që t’u thonë stop ndërhyrjeve estetike.

Por ka shumë yje që janë mësuar të punojnë dhe të fitojnë shumë me imazhin e tyre dhe është e vështirë që të pranojnë shenjat e plakjes.

 

Por, tani ndërhyrjet estetike duket se janë kthyer në modë, e si pasojë Anglia ka ndaluar me ligj injeksionet e botoksit dhe fryrjes së buzëve për personat nën 18 vjeç.

Kjo temë u diskutua në emisionin “Shqipëria Live” në ‘Top Channel’, ku në studio ishte i ftuar gazetari, Hermes Nikaj, (Zogu i Tiranës), i cili pranoi se ka bërë ndërhyrje.

 

“Unë i bukur kam qenë gjithmonë, por më pëlqen të kurohem shumë. Mijëra fansa nga e gjithë bota më pyesin “O Hermes kush kujdeset për ty, ku je qethur?”. Madje para 10 ditësh më shkruan një klinikë estetike për një reklamë dhe ngrita pjesën e ballit dhe nuk u bëra pishman. Nuk më bëhen rrudha afër syve, në vetulla. Meshkujt kryesojnë në mbarë botën listën për ndërhyrje”, tha ai.