Solskjaer në qendër të kritikave, Gary Neville: Nuk e kuptoj taktikën me të cilën luan

Legjenda e Manchester United, Gary Neville, u shpreh me tone të ashpra pas ndeshjes që “Djajtë” humbën në shtëpi me Liverpoolin me rezultatin e thellë 5-0. 

Në një intervistë për “Sky Sports” ish-mbrojtësi ia “faturoi” rezultatin trajnerit Solskjaer.

“Nuk mund të shkonte më keq se kaq. Të gjithë kemi humbur ndeshje, por jo duke u paraqitur kështu. Solskjaer tani është në qendër të kritikave. Nuk ka dyshim që ai dhe stafi i tij duhet të marrin përgjegjësinë për rezultatin. Nuk e kuptoj taktikën me të cilën luan”, u shpreh anglezi.