Interi nuk gjen gjuhën e përbashkët me Brozoviç, mesfushori ëndërron Spanjën

Rrugët e Interit me mesfushorin kroat Brozovic duket se do të ndahen përfundimisht në verën e ardhshme.

Marcelo Brozovic përfundon kontratën me Interin më 22 qershor dhe negociatat për rinovimin e tij nuk janë në rrugën e duhur.

Në fakt, pozicionet janë shumë larg sepse kroati kërkon gjashtë milionë euro në sezon për të zgjatur lidhjen e tij me klubin që mbërriti në vitin 2018 për vetëm pesë milionë euro.

Dhe në Itali ata besojnë se Atlético de Madrid qëndron pas refuzimit të Brozovic për të vazhduar kontratën e tij