Mourinho u bën ‘zbor’ lojtarëve, s’ka pushim pas disfatës së turpshme në Norvegji
Mesa duke disfata shokuese në Norvegji ka shërbyer si një “dush i ftohtë” për skuadrën e Romës, e cila me ardhjen e Jose Mourinhos po fitonte mjaft vetëbesim.
Edhe pse verdhkuqtë kanë mbërritur në Itali në orën 02.30 të mëngjesit, Mourinho ka programuar stërvitje në orën 11.30, duke mos u lënë fare pushim.
Skuadra është ndarë në dy grupe, ata që luajtën dhe ata që nuk luajtën, ndërsa në minutat e para të grumbullimit është bërë një analizë e disfatës së rëndë ndaj Bodo Glimt.
Mourinho është i fokusuar te ndeshja e radhës në kampionat ndaj Napolit, i cili është i pagabueshëm këtë sezon dhe mund t’i shkaktojë shumë probleme Romës, por verdhekuqtë tashmë janë me këmbë në tokë pas disfatës historike ndaj modestëve norvegjezë.