Zgjodhi Sarrin si trajner, Igli Tare tregon për zgjedhjen e ‘pakëndshme’

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, shpjegoi për “Sky” zgjedhjen për t’u fokusuar te Maurizio Sarri si trajner:

A është njeriu i duhur për të bërë kapërcimin cilësor në Kupat e Evropës?

Shpresoj që po, e sollëm në Romë për këtë arsye.

Natyrisht, ndikoi lamtumira e Simones (Inzaghi), sepse nuk do ta kishim ndërruar trajnerin. Ishte e drejtë të bëja një zgjedhje ‘të pakëndshme’ për të dalë nga zona e rehatisë. Me ardhjen e tij shpresoj të bëjmë një hop cilësor jo vetëm në lojë, por edhe në mentalitet e rezultate” shprehet Tare në intervistë.