VIDEO/ Stjuardesat e kompanisë së mbyllur 'Alitalia' zhveshin uniformat në shenjë proteste

Dhjetëra ish stjuardesa nga linja ajrore italiane"Alitalia" hoqën uniformat e tyre sot, të veshur vetëm me të brendshme në një protestë paqësore, të planifikuar në qendër të Romës.

Për një kohë të gjatë, linja ajrore italiane u mundua nga problemet financiare dhe paqëndrueshmëria dhe fluturimi i fundit u krye më 14 tetor.

Linja e re ajrore, ITA, filloi të fluturojë të nesërmen, duke përdorur disa nga avionët e Alitalia.

 Ajo gjithashtu bleu markën Alitalia, por po merr më pak se 3,000 nga 10,000 punonjësit e Alitalia.

Zyrtarët e sindikatës thonë se ata që do të punojnë për ITA janë të punësuar me paga dukshëm më të ulëta.

Rreth 50 ish-stjuardesa qëndruan në rreshta në Sheshin Romak, fillimisht hodhën çantat nga supet mbi kalldrëm, pastaj ngadalë dhe sinkron, hoqën palltot, pastaj uniformat, më pas fundet, pastaj takat e larta.

Ata qëndruan zbathur, vetëm me të brendshme, në heshtje, për disa minuta. 

Pastaj mblodhën me kujdes rrobat dhe këpucët dhe së bashku bërtitën: "Ne jemi Alitalia!"