Liga e Europës: Lyon fiton me përmbysje ndaj Spartës, Napoli mposht Legian

Sapo kanë përfunduar shtatë ndeshjet e Ligës së Europës që kanë nisur në orën 18:45.

Lyon fitoi me përmbysje 4-3 ndaj Spartës së Pragës, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë në Ligën e Europës.

Edhe pse skuadra franceze e nisi keq sfidën arriti të përmbyste rezultatin dhe të merrte tri pikët pavarësisht se luajtën me një lojtar më pak për 20 minuta, pas ndëshkimit me karton të kuq të Gustos. Paraqitje e mirë e Xherdan Shaqirit që ndihmoi skaudrën e tij të dilte me një rezultat pozitiv nga kjo sfidë.

Napoli i Rrahmanit arrin të fitojë 3-0 ndaj Legias së  shqiptarëve (Muçi, Kastrati e Çelhaka).

Skaudra italiane hasi vështirësi në pjesën e parë, por në të dytën arriti të kthej gjithçka në favor të saj duke fituar takimin dhe duke iu afruar me polakëve që kryesojnë grupin.

Rezultatet: