E kaluara e presidentit të PSG-së, për të cilën flitet pak: Takimi në fushat e tenisit përcaktoi fatin e tij

Nasser bin Ghanim Al-Khelaifi, i njohur si Nasser Al-Khelaifi, ka qenë një nga liderët më të dikutua në botën e futbollit së fundmi, veçanërisht pas nënshkrimit me Leo Messin.

Al-Khelaifi është “fytyra e dukshme” e Paris Saint-Germain-it, sepse shpesh shfaqet para kamerave dhe në prezantimin e përforcimeve të reja, por nuk është pronar i skuadrës parisiene, por është emëruar president pasi klubi u ble nga Emiri i Katarit Tamim ben Hamad Al-Thani.

Pavarësisht famës dhe pasurisë që fitoi, dihet nga pak persona se Al-Khelaifi vjen nga një familje modeste. Ai është djali i një peshkatari nga Doha dhe ka katër vëllezër dhe një motër. Sidoqoftë, Al -Khelaifi nuk ishte i interesuar për biznesin familjar, por vendosi për një profesion tjetër, krejtësisht të ndryshëm - tenis.

Si tenist, 47 vjeçari ishte i pari nga vendi i tij (Katari) që arriti në listën ATP, ku në vitin 2002 arriti në vendin e 995-të. Për më tepër, ishte anëtar i ekipit të Katarit në Davis Cup. Rrugëtimi i tij në botën e tenisit, i cili zgjati pak më shumë se një dekadë, përfundoi me 32 fitore dhe 84 humbje.

Tenisi e ndihmoi jo vetëm të kishte një karrierë profesionale, por edhe të fitonte miqësi dhe njohje të shkëlqyera dhe njëra prej tyre është veçanërisht e rëndësishme.

Ai u bë mik i ngushtë i trashëgimtarit e atëhershëm të fronit, dhe sot emirin e Katarit, Tamim bin Hamad al Thani. Të dy u takuan në fusha e tenisit në rininë e tyre dhe që atëherë kanë krijuar një miqësi të pathyeshme, e cila disa vjet më vonë ishte "bileta" për mbërritjen e Al-Khelaifit në PSG.

Pas përfundimit të karrierës në tenis, Al-Khelaifi vendosi të diplomohej në ekonomi dhe më vonë, në vitin 2008, familja e princit e emëroi president të Federatës së Tenisit të Katarit, si dhe president të Federatës Aziatike.

Qysh në vitin 2011, shoku i tij Al-Thani i besoi atij Qatar Sports Investment (QSI) dhe gjithashtu menaxhimin e PSG, me qëllim për ta bërë PSG-në një nga klubet më të mëdha në botë.

Edhe pse PSG ka dominuar kampionatin francez prej vitesh, Champions League deri më tani ka mbetur një ëndërr e parealizuar. Ata luajtën vetëm një finale në të cilën u mundën nga Bayern dy vjet më parë (1:0).

Al-Khelaifi është i martuar dhe ka katër fëmijë që jetojnë në Katar.