Liga e Europës: Lazio luan bukur, por nuk ia del të fitojë ndaj Marsejës. Të gjitha rezultatet e ndeshjeve të para

Sapo kanë përfunduar gjashtë ndeshjet e Ligës së Europës që kanë nisur në orën 18:45 .

Sfida mes Lazios dhe Marsejës u mbyll në barazim pa gola (0-0). Të dyja skuadrat nuk krijuan shumë raste për shënim, duke e përqendruar lojën më shumë në mesin e fushës.

Portieri shqiptar, Thoma Strakosha ishte në ditën e tij më të mirë duke i mohuar golin skuadrës franceze në disa raste.

Ciro Immobile shënoi për lazialët, por gjyqtari e anuloi golin për pozicion jashtë loje.

Në ndeshjet e tjera bie në sy barazimi mes Betis dhe Bayer Leverkusen, me dy skuadrat që ndajnë kreun në Grupin G dhe duken më të avantazhuara për të vazhduar më tej se Celtic që i ndjek.

Rezultatet:

GRUPI D
Fenerbaçe-Antverp 2-2

Valencia 21′ , 45′  (pen) / Samata 2′, Gerkens 62′

GRUPI E
Lacio-Marsejë 0-0

GRUPI F
Ludogorets-Braga 0-1
Horta 7′

Midtjyland-Crvena Zvezda 1-1
Dyhr 78′ / Ivaniç 58′

GRUPI G
Real Betis-Bajer Leverkusen 1-1
Iglesias 75′ / Andrish 82′

GRUPI H
Rapid Viena-Dinamo Zagreb 2-1
Grul 9′, Hofman 34′ / Orsic 24′