Turpërohet Roma, Bodo/ Glimt luan tenis me skuadrën e Jose Mourinho-s

Në Norvegji çdo gjë është e zezë për Romën, dhe jo vetëm sepse në këto gjerësi gjeografike dita zgjat vetëm tetë orë në këtë kohë të vitit.

Ndeshja e futbollit mes Bodo/ Glimt dhe Romës u kthye në një sport krejt tjetër.  Skuadra norvegjeze triumfoi me rezultatin e thellë 6-1  ndaj verdhekuqëve, në ndeshjen e raundit të tretë në Ligën e Konferencës.

Edhe pse skuadra e Jose Mourinhos performoi në një ekip të kombinuar, pakkush mund ta priste diçka të tillë, apo edhe një humbje minimale.

Që në fillim të ndeshjes u krijua përshtypja se Roma do ta kishte të vështirë, pasi në minutën e 8-të Botheim kaloi vendasit në epërsi, ndërsa në minutën e 20-të Berg dyfishoi avantazhin. Vetëm tetë minuta më vonë Perez ngushtoi shifrat në 2:1 dhe ky ishte rezultati i pjesës së parë.

Më pas skuadra e Moirinhos u dorëzua totalisht, duke pësuar një nga humbjet më të rënda në histori.

Në minutën e 52-të Botheim çoi shifrat në 3:1, teksa Bodo Glimit shënoi edhe tre gola të tjerë me anë të Solbaken në të 71-ën, Pellegrino në të 78-ën dhe Botheim në minutën e 80-të për  rezultatin final  të pabesueshëm 6:1.

Ndërkoh, Tottenham rrezikon shumë, pasi u mposht minimalisht në fushën e Vitesses me golin e Wittek.

Conference League (18:45)

Bodo Glimt – Roma     6-1

Vitesse – Tottenham   1-0

HJK – Maccabi Tel Aviv        0-5

Alashkert – LASK  0-3

Anorthosis – Flora       2-2

FC Copenhagen – PAOK      1-2

Feyenoord – Union Berlin   3-1

Maccabi Haifa – Slavia Prague   1-0

Mura – Rennes     1-2

Qarabag – K. Almaty    2-1