Jamie Carragher: Solskjaer ka thënë budallallëk

Ish-ylli i Liverpool, Jamie Carragher, ka thënë se trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, do të pendohet për intervistën e dhënë pas fitores së arritur në Champions League kundër Atalanta-s.

I pyetyr në lidhje me vërshëllimat e  tifozëve pas pjesës së parë, Solskjaer ka thënë: “Ata e dinë se janë më të mirë se kaq”.

“Ka qenë një budallallëk ajo që ka thënë. Besoj se tifozët janë arsyeja pse fituan në pjesën e dytë”, ka thënë Carragher.

“Vërshëllimat nuk ka qenë vetëm për ndeshjen kundër Atalanta-s, por për disa ndeshje të këqija dhe paraqitja zhgënjyese kundër Leicester.

“Tifozët janë po aq të rëndësishëm sa Ronaldo, ose Soslkjaer. Ka qenë një budallallëk duke parë se tifozët kanë patur një rol shumë të rëndësishëm në fitoren e arritur”.