Formacionet zyrtare: Lazio - Marsejë, Strakosha e nis si titullar

Lazio përballet me Marsejën këtë të enjte në mbrëmje në kuadër të javës së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Skuadra e Maurizio Sarrit, vjen pas një suksesi kundër Interit (3-1) në Serie A dhe që kishte mundur Lokomotivën e Moskës  në ndeshjen e fundit të Ligës së Evropës (2 -0). Pas barazimeve me Lokomotivën (1-1) dhe Galatasarayn (0-0), klubi francez është në kërkim të fitores së parë në këtë sezon në Europë. Por për të marrë tre pikët, duhet të mposhtin skuadrën italiane që në këtë takim shihet si favorite.

Për të marrë një rezultat pozitiv në “Stadio Olimpico”, Jorge Sampaoli e nis me formacionin 4-3-3. Përballë, Sarri zgjedh të njëjtën skemë taktike, me Strakoshën që e nis si titullar ndeshjen e sotme, ndërsa, mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj pas gabimit (penalltia e shkaktuar ndaj Barrellas) në ndeshjen ndaj Interit e nis nga stoli këtë takim.

Formacionet zyrtare:

Lazio: Strakosha - Lazzari, L. Felipe, Acerbi, Marusic - Milinkovic-Savic, Cataldi, Basic - F. Anderson, Immobile, Zaccagni

Marseja: P. Lopez - Rongier, Saliba, Caleta -Car, Peres - Guendouzi, Kamara, Payet - Under, Milik, Lirola