Paul Pogba: Sinjale dashurie për Manchesterin, Ronaldo është një botë tjetër

Paul Pogba dërgon sinjale të rëndësishme për të ardhmen e tij. Në përfundim të ndeshjes ndaj Atalantës , e vlefshme për ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Champions League, mesfushori francez ka sqaruar pozicionin e tij. Kontrata që e lidh atë me klubin anglez do të përfundojë në fund të këtij sezoni, por vullneti i ish -lojtarit të Juventusit duket i qartë

"Nëse qëndroj në United? Po, po argëtohem këtu"u shpreh mesfushori francez.

Pogba, i lënë në stol nga Solskjaer në fillim të ndeshjes hyri në pjesën e dytë dhe kontribuoi në rikthimin e vendasve te fitorja. Fitorja erdhi falë një goli të shënuar nga Cristiano Ronaldo . "Cristiano është Cristiano dhe ai shënoi një gol në mënyrën e tij, si kundër Villarreal. Ishte një dejà vu. Po flasim për një lojtar që të gjithë e njohin, një kampion të klasit botëror. Çfarë mund të thoni për të? Ne vetëm mund të respektojmë ai. "