", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/October/21/auto_Screenshot_21634828652.jpg", "width": 900, "height": 606 } }

Fati hodhi poshtë ofertat e klubeve të tjera për Barcelonën: Ëndrra ime ishte të...

Talenti i Barcelonës, Ansu Fati, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Dinamo Kiev (1-0) rinovojë kontratën me klubin katalanas deri në verën e vitit 2027. Në deklaratën e parë pas rinovimit të kontratës, Fati tregon se ka refuzuar të gjitha ofertat nga jashtë dhe se i intereson vetëm e ardhmja e këtij klubi.

Ajo që është veçanërisht interesante është klauzola e blerjes për lojtarin e kombëtares spanjolle. Një klub që dëshiron të firmos me të, duhet të shpenzojë një miliardë euro dhe nga ky këndvështrim duket absolutisht e pamundur.

Në deklaratën e parë, Fati tha se ai ia kishte bërë të qartë agjentit të tij që nga dita e parë se donte të qëndronte në Barcelonë.

"Po, kam pasur oferta nga jashtë, por ëndrra ime ishte të vazhdoj me këtë klub. Që nga dita e parë, i thash agjentit Jorge Mendes se opsioni im i parë ishte të qëndroja gjithmonë në Barcelonë dhe ai e kuptoi atë në mënyrë perfekte dhe unë jam shumë i lumtur që klubi më beson mua,"tha Fati.

Fati ka pasuar Lionel Messin me numrin 10 mbi shpinë dhe katalanasit kanë shpresat të mëdha për të kur bëhet fjalë për të ardhmen e klubit. Fati humbi fillimin e këtij sezoni për shkak të dëmtimi dhe në tre ndeshjet që ka luajtur që kur është kthyer në fushë, ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asist.