E premtja vendimtare për Benzeman, mund të shpallet fajtor ose të lirohet

 Gjykata do të marrë vendimin mbi rastin e një kasete me përmbajtje pornografike që u përdor si shantazh e cila përfshiu  Karim Benzema dhe Mathieu Valbuena.

Benzema nuk ka qenë i pranishëm në gjyq për "arsye profesionale" - siç thuhet nga ekipi i tij ligjor - por mund të dënohet me pesë vjet burg nëse shpallet fajtor.

Në episodin e fundit të seancës, një nga të pandehurit Mustapha Zouaoui ka mohuar të ketë kërkuar ndonjëherë para nga Valbuena .

Zouaoui dhe një i pandehur tjetër Axel Angot akuzohen se po përpiqen të shantazhojnë Valbuenën - atëherë një lojtar i Francës - duke bërë publike një kasetë seksi që gjetën në telefonin e tij.

"Sinqerisht më vjen keq," i tha Zouaoui Valbuenës .

“Nuk është mirë ajo që bëra.

"Ti nuk e meriton të jesh këtu."

Avokatët e Benzemas këmbëngulin se sulmuesi i Real Madridit është i pafajshëm.

"Ky rast ka pasur pasoja të mëdha që nga dita e parë," tha Antoine Vey.

“Klienti im është shprehur gjithmonë i pafajshëm.

"Ai nuk ishte përfshirë drejtpërdrejt në asnjë nga diskutimet.

" Pozicioni i tij si i pandehur është i pashpjegueshëm."