Mourinho nuk preferon ta aktivizojë, 'sirena' largimi për Marash Kumbullën

“Ka pankina dhe pankina në Seria A. Sot ne kemi luajtur me Karsdorp në linjën me katër mbrojtës, që ishte në dyshime deri në minutën e fundit. Kemi pasur edhe tre mbrojtës në stol si Reynolds, Marash Kumbulla dhe Calafiori”.

Marash Kumbulla nuk është në listën e të preferuarve të Jose Mourinho-s. Trajneri portugez preferon ta aktivizojë mbrojtësin shqiptar vetëm kur Roma luan në Conference League, duke e lënë jashtë fushave në ndeshjet në kampionat.

Duke parë situatën në Itali kanë filluar të aludojnë për një largim të futbollistit kuqezi nga radhët e klubit romak. Ndërrimi i skuadrës nuk do ishte surprizë për Kumbullën, me Mourinhon që ka kërkuar edhe dy lojtarë të rinj në janar.

Pritet të shihet nëse deri në merkaton e ardhshme do ketë mundësi aktivizimi për shqiptarin, që me Kombëtaren kuqezi ka bërë se fundmi paraqitje të mira.