Belotti nuk pranon rinovimin me Torinon, në janar te një klub i madh

Në merkaton e janarit shumë lojtarë që janë në fund të kontratave mund të largohen para kohe nga skuadrat e tyre.

I tillë mund të jetë edhe fati i Andrea Belottit, i cili nuk ka pranuar rinovimin me Torinon, edhe pse oferta ekonomike është e mirë.

Ai kërkon një eksperiencë në një klub të madh. Torino është e detyruar ta shesë në janar dhe për të ofertat vijnë që nga Sevilla, Atletico Madrid, Inter, Lazio e deri te skuadra të tjera si West Ham e Everton në Premier League.