Manchester City ’korrupton’ Haaland, shuma e majme që i ofron
Erling Haaland është duke shkëlqyer te gjiganti gjerman, por me shumë gjasa do largohet verën tjetër, ku edhe ka klauzolë lirimi me vlerë 70 milionë euro.
Pavarësisht që e duan top klubet evropiane, Manchester City tani shihet si favoriti kryesor.
Siç raporton media gjermane Bild, “Qytetarët” janë gati të paguajnë klauzolën e lirimit me vlerë 75 milionë euro, derisa as paga e lartë nuk është problem, ngase agjenti Mino Raiola kërkon 50 milionë euro për vit.
Haaland do ndihmonte shumë klubin anglez, që tani shumicën e ndeshjeve i luajnë pa një qendërsulmues, që prej largimit të Sergio Agueros.
Sidoqoftë, në garë vazhdojnë të mbesin edhe top klubet, si Real Madrid, Barcelona, Manchester United, Chelsea dhe Liverpool.