PSG e mbushur me yje, talenti 18-vjeçar përgatit largimin

Paris Saint Germain mund të humbasë një talent verën e ardhshme.

18-vjeçari Xavier Simons shihet si një nga mesfushorët më premtues, por duket se është penduar për largimin nga Barcelona në 2019-ën.

Mesfushori nuk konsiderohet aspak nga Pochettino për skuadrën e parë dhe lojtari holandez ka kërkuar largimin nga parizienët.

Me një agjent si Mino Raiola, talenti 18-vjeçar është në fundin e kontratës me PSG-në dhe nuk ka ndërmend të rinovojë, pasi dëshiron një ekip ku mund të luajë titullar menjëherë.