EMRI/ Aksidenti me vdekje, identifikohet viktima në Berat

Një 48-vjeçar i quajtur Artur Abazaj, humbi jetën tragjikisht në qytetin e Beratit, në zonën e Kombinatit.

Sipas Policisë së Beratit, 48-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga një automjet duke humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Pas aksidentit, shoferi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po punon për kapjen e tij. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, me synim identifikimin dhe kapjen e shoferit që i mori jetën tragjikisht 48 vjeçarit.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, shtetasi A. A., 48 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, duke kaluar rrugën, është goditur nga një mjet dhe për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, pas aksidentit, është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.