Barcelona dhe Dynamo Kiev me shumë mungesa, këto janë formacionet e mundshme

Barcelona pret Dynamon e Kievit në përballljen që luhet në kuadër të rrethit të tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 18:45, do të luhet në stadiumin "Camp Nou", me katalanasit që shihen si favoritë në letër.

Për këtë sfidë, Blaugranasit do të jenë pa lojtarët si Pedri, Martin Braithwaite dhe Ronaldo Araujo që janë të lënduar, Eric Garica i pezulluar dhe Ousmane Dembele është në dyshime.

Në anën tjetër, Dynamo Kiev nuk mund të llogarisë shërbimet e Ibrahim Kargbo, Vladyslav Kulach, Artem Besedin dhe Denys Popov që janë të lënduar, ndërsa Vladyslav Supriaga është në dyshime.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen, Alba, Pique, Lenglet, Roberto, Gavi, Busquets, De Jong, Ansu Fati, Sergino Dest, Depay.

Formacioni i mundshëm i Dynamo Kiev: Boyko, Mykolenko, Shabanov, Zabarnyi, Tymchyk, Sydorchuk, Shaparenko, Pena, Buyalskiy, Tsygankov, Garmash.