Nis ‘lufta e ftohtë’ ndaj Newcastle, sheikëve u ndalohen investimet

Mes klubeve të Premier Ligës dhe Newcastle ka nisur një luftë e ftohtë që pas mbërritjes së sheikëve nga Arabia Saudite.

Klubet janë të frikësuar nga forca ekonomike e sheikëve e cila mund të prishte balancat në futboll. Për këtë arsye, ‘’The Guardian’’ ka zbuluar një votim të fshehtë të klubeve të Premier Ligës ditën e djeshme të cilat janë ‘’pro’’ mbylljes së sponsorizimeve të brendshme nga sheikët arab.

18 klube kanë votuar për mbylljen e sponsorizimit, ndërsa vetëm një klub ka abstenuar, Mançester Siti. ‘’Qytetarët’’ financohen nga të njëjtët burime dhe nuk do të dëshironin të prishnin imazhin e ‘’kushërinjve’’ të tyre duke u mbyllur financimet.

Ekziston dhe një ligj nga kryeministri për këtë çështje e cila parashikon vetëm 105 milionë paund investime në 3 vitet e para.

Kështu tifozët e Newcastle ndihen të zhgënjyer pasi vetë klubet e Premier Ligës kanë reaguar ashpër mbi ardhjen e sheikëve në Angli duke i frikësuar të gjithë me pasurinë e tyre.