Çudit shencëtari i Harvardit: Universi ynë është krijuar në një laborator, teoria ime do të vërtetohet

Një shkencëtar i Universitetit të Harvardit ka ndarë teorinë interesante ku thotë se universi ynë u krijua në një laborator nga “klasa” më e lartë e formës së jetës.

Sipas mediave të huaja, Avi Loeb, autori me shitje më të mëdha dhe ish kreu i departamentit të astronomisë së Harvardit, shkroi këtë javë një artikull në Scientitif American duke parashtruar se universi mund të mos ishte formuar në një laborator nga një “civilizim teknologjik i avancuar”.

Nëse kjo teori vërtetohet, ai thotë se historia e origjinës do të unifikonte idenë fetare të një krijuesi me idenë laike të gravitetit kuantik.

“Meqenëse universi ynë ka një gjeometri të sheshtë me një energji neto zero, një qytetërim i avancuar mund të kishte zhvilluar një teknologji që krijoi universin nga asgjëja përmes tunelit kuantik”, shkroi Loeb.

Një nga idetë interesante të paraqitura në një artikull, është edhe sistemi i klasifikimit të qytetërimit.

Loeb u shpreh se si një civilizim teknologjik i nivelit të ulët, njerëzit renditen në nivelin e klasës C (ose një qytetërim i varur nga ylli i tij nikoqir”.