Të vërtetat tronditëse të Drejtësisë me regji si pjesa më aktive e kapjes së shtetit

Nga Petrit Vasili

Faktet flasin vetë dhe i vënë vulën se Drejtësia në Shqipëri funksionon vetëm me regji e në funksion të pandëshkueshmërisë së Ramës.

Si e tillë kjo drejtësi është pjesë e kapjes së shtetit dhe funksionon si alibi e kësaj kapjeje, duke devijuar drejtësinë nga përballja me korrupsionin e krimin shtetëror në mbulimin e tij dhe krijimin e alibive të rreme të një drejtësie, që bën sikur funksionon.

Ja disa fakte, që do të kishin rrëzuar dhjetëra herë këtë qeveri nëse drejtësia nuk do funksiononte e kapur dhe me regji:

1. Të gjithë prisnin të hetohej krimi shtetëror monstruoz për shembjen e Teatrit, por drejtësia me regji hesht dhe devijon vëmendjen në arka cironkash.

2. Dosja i inceneratorëve që përbën denoncimin më të rëndë te pluralizmit është bllokuar nga drejtësia me regji dhe personat e implikuar u zgjodhën deputetë në vend se të ishin në burg.

3. Dosja Beçheti ku për shkak të Edi Ramës dhe Erion Velisë shqiptarët duhet të paguajnë 120 milion euro dënim, ky i paparë kurrë më parë, rri e mbyllur dje askush nuk është para drejtësisë.

4. Drejtësia me regji, ka taposur gojën dhe nuk thotë asnjë fjalë për aferën mafioze prej 2 miliardë euro të Portit të Durrësit, qe është tashme në duart e Kompanive guaskë të regjistruara në Parajsa fiskale ndonëse shqetësimi për te arriti deri ne BE ne Bruksel.

5. Drejtësia me regji nuk lëviz gishtin përballe "korrupsionit legjislativ"  parlamentar te Parlamentit njëpartiak, që prodhonte hapur ligje duke rrënuar interesin publik sipas porosisë se oligarkëve e denoncuar në SPAK nga Presidenti i Republikës.

6. Drejtësia me regji në vend të çuarjes përpara drejtësisë të përgjegjësve të qeverisë për korrupsionin gjigant tek Astiri dhe korrupsioni shkoi deri në Delaëare të SHBA, Drejtesia me regji hapi çështje të konsumuara të 20 vjet përpara vetëm për të devijuar vëmendjen  ndaj edhe zhgënjimi ishte shumë i madh.

7. Drejtësia me regji  kur korrupsioni elektoral dhe krimet zgjedhore përfshirë ngjarjet e Elbasanit dhe Kavajës buçisnin anë e mbanë vendit, drejtësia me regji nuk bënte asgjë e në të kundërt bënte sikur arrestonte të vdekurit e Dosjes se Dibrës pa prekur asnjë ministër e zyrtar i qeverisë.

8. Drejtësia me regji kur Antimafia beri një aksion ku dhjetëra komandante e shefa policie kapen te përfshire koke e këmbë me trafikun kriminal të drogës, Drejtësia me regji për të devijuar vëmendjen arreston një kryetar bashkie ne Lushnjë te diskredituar e te inkriminuar sheshit dhe të cilit i kishin hedhur bombën në zyrë që vite më parë.

9. Denoncimeve pafund të opozitës për korrupsion, drejtësia me regji nuk ju jep përgjigje dhe i mbyll çështjet, por në të kundërt bënte sikur dënonte njerëz që i kishin dhënë policit 10 mije lekë të vjetra për të mos u gjobitur.

10. Ndërsa të gjithë shqiptarët prisnin hetimin për qindra denoncime për krimet e qeverisë në 25 prill, Drejtësia me regji “bubullonte” për manipulimin e ndeshjes në Përmet të futbollit të kategorisë së dytë.

11.Të gjithë prisnin hetimin dhe çuarjen pa hekurave të atyre që nxorrën sheshit të dhënat personale të gati 1 milion shqiptarëve, por drejtësia me regji e mbylli çështjen.

12. Të gjithë prisnin hetimin e dhjetëra milion euro të rindërtimit, që u shpërndanë për të blerë vota nga qeveria në 25 prill.

13. Të gjithë prisnin që të dënoheshin qeveritarët, që vidhnin me tenderat e Pandemiseë me çmimet e vendosura shumëfish prej tyre, por asgjë s’ndodhi dhe çështjet u mbyllen si pa gjë të keq paçka se shqiptaret u vodhën edhe ditën e halkit më të madh.

14. Të gjithë prisnin të hetoheshin mijëra vdekje nga pandemia të fshehura nga qeveria, por drejtësia me regji hesht.

15. Të gjithë prisnin hetimin e Kryeministrit, që shantazhoi publikisht punonjësin e policisë Emiljano Nuhu, që denoncoi të vërtetat dhe u detyrua të largohet nga vendi, por drejtësia me regji heshti.

16. Të gjithë prisnin që pas denoncimeve të Dritan Zaganit të shkonin para drejtësisë narkodrejtuesit e policisë, por as kjo nuk ndodhi.

17. Të gjithë prisnin hetimin dhe dënimin e krerëve të policisë, që manipuluan provat dhe mashtruan opinionin për vrasjen e Klodian Rashës, por drejtësia me regji prapë heshti dhe mbylli gjithçka.

18. Të gjithë prisnin të hetoheshin policia dhe ministria e Brendshme për arrestimet dhe dhunën e banditëve civile të pa identifikuar gjate protestës për shembjen e Teatrit.

Këto janë vetëm disa nga qindra faktet tronditëse dhe të pakontestueshëm.

Kjo është e vërteta shumë e hidhur e drejtësisë me regji.

Ky është edhe fundi i çdo iluzioni lidhur me të.

Me kapjen e shtetit ka vetëm përballje dhe zero kompromis!

Çdo kompromis me kapjen e shtetit dhe zgjatimet e tij në drejtësi është thjesht një thike pas shpine dhe një tradhti e poshtër ndaj shqiptarëve!!