Polemikat në Serie A/ Presidenti i Federatës Italiane mbron gjyqtarët

Presidenti i Federatës Italiane të futbollit, Gabriele Gravina, nuk nguron t’i dalë në krah gjyqtarëve për gabimet e bëra në fushën e lojës.

Gravina e cilëson punën e arbitrave si të vështirë dhe të komplikuar.

I ftuar në emisionin “Tiki-Taka”, kreu i Federatës Italiane foli për disa tema.

Juve-Roma: “Unë gjithmonë do t’i mbroj gjyqtarët sepse është një punë shumë e vështirë dhe shumë e komplikuar”.

Racizmi: “Të gjithë shkelësit do të identifikohen dhe ne kemi mjetet për ta bërë këtë siç u demonstrua nga rastet e Firences, Romës dhe Torinos, duhet të qëndrojnë jashtë stadiumeve në një mënyrë përfundimtare. Ne kemi teknologjinë në dispozicionin, t’i dëbojmë nga stadiumet dhe mos të kthehen më kurrë”.

Titulli kampion në Serinë A: “Për momentin aksi Milan-Napoli duket i pajisur mirë. Pastaj në futboll ka gjithmonë surpriza, po presim që Atalanta të rimëkëmbet, por do të jetë një kampionat i luftuar”.

Ju dhemb largimi i Ronaldos nga Juve?: “Sipas filozofisë sime, jo. Ai bëri mirë në futbollin italian sepse ishte një vlerë e shtuar, por mendoj se nuk ishte një operacion i mirë për Juven”, tha Gravina.