VIDEO/ Noka: 'Berishizmi' e vetmja filozofi fituese! Basha s’mund të jetë njishi është vetëm dyshi

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, deputeti i PD Flamur Noka ka komentuar sulmet e fundit nga ana e eksponentëve të Bashës që e kanë perifrazuar lëvizjen e ish-kryeministrit si 'berishizëm', që i ka ikur koha.

Edhe diplomati Agim Nesho, tha se PD ka një emër që në fillim dhe deri tani, Berisha.

Çdo produkt dhe çdo person nga këta kritikët janë një produkt i këtij ‘berishizmi’.

Nesho: Doktor Berisha është bërë edhe më demokrat. Një hapje të PD ndaj problematikat e realitetit shqiptar. Jam kundër atyre kritikave mbi 'berishizmin', pasi PD ka një emër që në fillim dhe deri tani, Berisha. Çdo produkt dhe çdo person nga këta kritikët janë një produkt i këtij 'berishizmi'.

Noka: Që në perifrazim, ‘berishizëm’, pra Berisha ka bërë epok në histori e PD. 'Berishizmi' është e vetmja filozofi fituese. Basha jo që nuk ka krijuar një filozofi, por ka jetuar në hije duke u kapur me kthetra tek 'berishizmi'.

Tani mendon se duke i dhënë një dorë Rama do kapet pas tij dhe mendon se do jetojë si dysh jo si njish. Kjo histori nuk pranohet nga demokratët dhe prandaj Berisha ka thirrur foltoret për të hapur PD dhe të jetë një forcë politike më e fortë.

Basha smund të jetë kurr njish është vetëm dysh. Këshu ka qënë në hijen e Sali Berishës, kështu është tani nën hijen e Ramës.